Dhurimi i fjalorëve “Japonisht – Shqip”

2018/2/13

Më datë 13 shkurt, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito mori dhuratë 20 kopje të fjalorit “Japonisht-Shqip” nga znj. Reko Dida, profesoreshë e gjuhës japoneze pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ambasadori Ito i shprehu znj. Dida mirënjohjen e tij të sinqertë për këtë dhuratë dhe tha se përmes Ambasadës, disa prej këtyre fjalorëve do t’u jepen më tej institucioneve dhe bibliotekave shqiptare.