Ambasadori Ito takon Avokaten e Popullit

2018/2/9

Më datë 9 shkurt, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, z. Makoto Ito zhvilloi një vizitë kortezie në zyrat e Avokatit të Popullit ku u takua me titullaren e këtij institucioni, znj. Erinda Ballanca.
Gjatë takimit, Avokatja e Popullit i tregoi më tepër Ambasadorit Ito mbi mënyrën e funksionimit të institucionit që ajo drejton, strukturën e brendëshme të këtij insitucioni,detyrat dhe aktivitetet në ndihmë të qytetarëve.
Nga ana e tij Ambasadori Ito shprehu dëshirën për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, insitucionit të Avokatit të Popullit si dhe institucioneve të ngjashme japoneze.