Ambasadori Ito takon Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Telegrafike Shqiptare

2018/1/25
Më datë 24 janar Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në zyrat e Agjencisë Telegrafike Shqiptare, ku u takua me Drejtoreshën e Përgjithshme të këtij institucioni, znj. Armela Krasniqi.
Gjatë takimit, Ambasadori Ito konfirmoi dëshirën e tij për të bashkëpunuar me Agjencinë Telegrafike Shqiptare, dhe nga ana e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Krasniqi, informoi Ambasadorin Ito mbi historinë dhe aktivitetet e këtij institucioni.