Ambasadori Ito takon Ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

2018/1/25
Më datë 24 janar Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në zyrat e kryeministrisë ku u takua me ministren e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Sonila Qato.
Gjatë takimit, ministrja Qato i vuri në dukje Ambasadorit Ito se investimet e huaja janë një çështje që shihet me prioritet prej Qeverisë Shqiptare. Ajo gjithashtu informoi Ambasadorin mbi klimën aktuale të biznesit dhe mbi kuadrin ligjor që rregullon dhe mbështet investimet e huaja në Shqipëri.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito, informoi Ministren e Shtetit Qato mbi marrëdhëniet aktuale tregtare midis Japonisë dhe Shqipërisë dhe shprehu dëshirën për të forcuar më tej këto marrëdhënie.