Ambasadori Ito vizitoi ambientet e Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”
2018/1/23


22 janar – Ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie me drejtorin e përgjithshëm të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Rolf Castro-Vasquez. Gjatë vizitës Z. Castro-Vasquez i shpjegoi Ambasadorit gjendjen aktuale, facilitetet dhe shërbimet që ofrohen në këtë aeroport. Nga ana tjetër Ambasadori Ito diskutoi mundesitë e bashkëpunimit mes Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Japonisë.