Kryetarja e “Aikido Tirana Albania” viziton zyrat e Ambasadës së Japonisë

2018/1/19

Më datë 18 janar, kryetarja dhe përfaqësuesja e shoqatës “Aikido Tirana Albania” Znj. Gentiana Susaj, zhvilloi një vizitë kortezie në ambientet e Ambasadës së Japonisë, ku u takua me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito. Gjatë takimit, Znj. Susaj informoi ambasadorin Ito mbi aktivitetet që po zhvillon aktualisht “dojo” e aikido-s që drejtohet prej saj. Nga ana e tij, ambasadori Ito shprehu dëshirën për një bashkëpunim në të ardhmen midis Ambasadës dhe “dojo-s”.