JICA mbështet Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” përmes dhurimit të pajisjeve mjekësore
2017/12/27


Më datë 23 dhjetor, në një ceremoni që u organizua në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), JICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar) i dhuroi Departamentit të Pediatrisë të QSUT aparatura mjekësore me një vlerë prej 570 mijë dollarë amerikan, në kuadrin e bashkëpunimit me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Z. Ogerta Manastirliu, ambasadori i Japonisë në Shqipëri Z. Makoto Ito dhe zëvendës përfaqësuesi i JICAs për rajonin e Ballkanit Z. Hibino, si dhe përfaqësues të tjerë nga Ministria e Shëndetësisë dhe Qendra Spitalore Universitare.
Gjatë fjalës së saj në ceremoni ministrja Manastirliu përmendi se pajisjet e dhuruara ishin të mirëpritura pasi ato nevojiteshin që prej kohës kur ajo ishte ende Drejtoreshë në QSUT.
Ambasadori Ito nga ana e tij shprehu besimin se ky dhurim do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së kurave mjekësore në QSUT dhe në ndërtimin e një miqësie dhe partneriteti të qëndrueshëm midis dy vendeve tona.