Ambasadori Ito merr pjesë në Paniairin e Agrobiznesit dhe Artizanatit në qytetin e Beratit

2017/12/27

Më datë 22 dhjetor, ambasadori i Japonisë Z. Makoto Ito vizitoi qytetin e Beratit për të marrë pjesë në ҫeljen e panairit tradicional të Agrobiznesit dhe Artizanatit  që organizohet ҫdo vit në këtë qytet.
Ambasadori Ito mori pjesë në këtë aktivitet i ftuar nga presidenti i Republikës Z. Ilir Meta dhe Kryetari i Bashkisë së Beratit Z. Petrit Sinaj.
Gjatë vizitës në Berat, ambasadori Ito pati mundësinë të bisedojë me presidentin e Republikës mbi bashkëpunimin dy-palësh midis Japonisë dhe Shqipërisë duke u përqëndruar kryesisht në promovimin e turizmit Shqiptar në Japoni.