Ambasada e Japonisë organizon një pritje me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë

2017/12/9
Më datë 5 dhjetor, ambasadori Ito së bashku me bashkëshorten, organizuan në ambientet e hotelit “Plaza” në Tiranë një pritje me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij Perandorit të Japonisë.
Në pritje ishin të pranishëm 280 persona dhe personalitete nga jeta publike duke përfshirë edhe presidentin e Republikës Z. Ilir Meta dhe zëvendës kryetaren e Parlamentit Znj. Vasilika Hysi.
Në fjalën e tij, ambasadori Ito përmendi disa ngjarje kyҫe të këtij viti që nxjerrin në pah forcimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis vendeve tona, duke përfshirë vizitën e ministrit të Shtetit për Punët e Jashtme, Z. Nobuo Kishi, bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar nga JICA, hapjen e kurseve të gjuhës dhe kulturës japoneze, si dhe Lojërat Olimpike të cilat do të zhvillohen në Tokio në vitin 2020.
Nga ana e tij, presidenti i Republikës Z. Ilir Meta uroi Perandorin e Japonisë për ditëlindjen dhe vlerësoi me nota shumë pozitive hapjen e ambasadës në Tiranë, e cila sipas tij, do të ndihmojë në forcimin e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve tona.
Gjatë pritjes të ftuarit mundën gjithashtu të shijojnë sakenë dhe orizin e sjellë posaҫërisht nga Japonia.