Mesazhi i Ambasadorit Ito me rastin e përmbytjeve
2017/12/4
Gjatë fundit të muajit nëntor dhe fillimit të këtij muaji përmbytje të mëdha, të shkaktuara prej reshjeve të shumta, prekën kryesisht pjesën jugore të vendit. Si pasojë e këtyre përmbytjeve, një pjesë e mirë e infrastrukturës dhe shkollave janë dëmtuar, ndërkohë që familje dhe komunitete të tëra janë detyruar të evakuohen.
Në emër të qeverisë së Japonisë dhe të popullit japonez, dua të shpreh keqardhjen time të sinqertë dhe solidaritetin tim ndaj komuniteteve dhe familjeve të cilat u dëmtuan nga këto përmbytje. Nga ana tjetër, unë kam besim se përpjekjet e vazhdueshme të autoritetve shqiptare për rimëkëmbjen, rikonstruksionin dhe rehabilitimin e zonave të prekura do të jenë të suksesshme.

Tiranë, më datë 4 dhjetor 2017
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri Z. Makoto Ito