Vizita e ambasdorit Ito në qytetin e Vlorës

2017/12/1
27-28 nëntor. Ambasadori Ito kreu një vizitë në qytetin e Vlorës, më datë 27 nëntor ambasadori zhvilloi një takim kortezie me kryetarin e Bashkisë, Z. Dritan Leli. Gjatë vizitës, kryebashkiaku i foli ambasadorit rreth qytetit dhe jetesës në Vlorë. Gjithashtu u diskutua edhe për mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen. Në datën 28 nëntor, ambasadori mori pjesë në ceremoninë zyrtare të Ditës së Flamurit të mbajtur në qytetin e Vlorës.