Ambasadori Ito takon ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

2017/11/23

Më datë 21 nëntor, ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ku u takua me znj. Lindita Nikolla, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Gjatë takimit ministrja Nikolla dhe ambasadori Ito diskutuan dhe shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin aktual në sektorin e arsimit.
Ministrja Nikolla i shprehu ambasadorit Ito mirënjohjen e saj të sinqertë për ndihmën që qeveria Japoneze ka ofruar në mbështetje të një numri të madh shkollash në Shqipëri,kryesisht përmes Projekteve Bazë të Sigurisë Njerëzore.
Nga ana e tij ambasadori Ito i foli ministres Nikolla mbi gjendjen aktuale të kurseve të gjuhës Japoneze në Shqipëri, të cilat tashmë kanë filluar të organizohen në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës.
Ai gjithashtu shprehu dëshirën për të vazhduar më tej me programin e bursave për studentët e shkëlqyer shqiptar.