Një grup pune japonez viziton Shqipërinë
2017/11/23

Nga data 18 deri më datë 20 nëntor, përgjatë tre ditëve, një grup pune japonez vizitoi Shqipërinë. Anëtarët e këtij grupi, kryesisht të interesuar për turizmin në Shqipëri, erdhën me ftesë të Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Ambasadës së Shqipërisë në Japoni.
Ky grup pune përbëhej nga gjashtë anëtarë, të cilët punojnë për gazeta, revista turizmi dhe agjenci turistike prestigjoze në Japoni. Ata vizituan zonat më të bukura turistike që Shqipëria ofron.
Gjatë ditës së fundit, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, z. Ardit Ҫollaku, ftoi në një drekë anëtarët e grupit të punës të ardhur nga Japonia së bashku me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, Z. Makoto Ito. Gjatë drekës pjesëmarrësit në mënyrë aktive shkëmbyen pikëpamjet e tyre mbi promovimin e turizmit në Shqipëri në të ardhshmen.