Seminar i gjuhës japoneze
2017/11/22

20 nëntor 2017. Në ambjentet e Universitetit Politeknik të Tiranës u mbajt një seminar i veçantë mbi gjuhën japoneze. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Z. Jun Takeshita, Zv. drejtor i Insitutit Japonez të Kulturës në Romë dhe Z. Hideki Otani, ekspert i mësimit të gjuhës japoneze. Në këtë seminar morën pjesë rreth 60 studentë të cilët ndjekin kursin e gjuhës japoneze me pedagogen Znj. Reko Dida.