Ambasdori Ito referon mbi diplomacinë japoneze
2017/11/14
9 nëntor, ambasadori Ito mbajti sot një leksion mbi politikën e jashtme me titull “ Japonia Bashkëkohore në Arenën Ndërkombëtare” në një forum të organizuar nga Instituti Shqiptar i Studimeve Ndërkombëtare. Në këtë kumtesë morën pjesë akademikë të shquar, diplomatë, studiues dhe studentë të masterit në fusha të ndryshme. Pas fjalës së Ambasadorit pati diskutime të shumta mbi diplomacinë japoneze në arenën ndërkombëtare dhe mbi marrëdhëniet dypalëshe mes vendeve tona.