Ambasadori Ito takon Ministrin e Shtetit për Diasporën

2017/11/8

Më datë 7 nëntor, ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Ministrinë për Diasporën ku u takua me z. Pandeli Majko, ministrin e Shtetit për Diasporën. Gjatë takimit, ministri Majko i tregoi ambasadorit Ito mbi përgjegjësitë e Ministrisë së tij, e cila është krijuar kohët e fundit,  dhe është e ngarkuar me ҫështjet e diasporës. Ministri Majko gjithashtu përmendi dëshirën e tij për të rritur mbështetjen ndaj shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito, foli mbi historinë e japonezëve që jetojnë në Amerikë dhe Kanada. Ai gjithashtu foli mbi mbështetjen dhe bashkëpunimin midis Qeverisë  së Japonisë me japonezët që jetojnë në Amerikë.