Ambasadori Ito zhvillon takim kortezie me ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë z. Damian Gjiknuri

2017/11/2

 

Më datë 31 tetor, ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie në zyrat e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku u takua me ministrin z. Damian Gjiknuri.

Gjatë takimit, ministri Gjiknuri i shprehu ambasadorit Ito mirënjohjen e tij për ndihmën e shumanshme ekonomike të Japonisë dhe theksoi dëshirën e tij për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Japonisë dhe Shqipërisë kryesisht në fushën e infrastrukturës dhe energjitikës.

Ambasadori Ito nga ana e tij i vlerësoi shumë pozitivisht përpjekjet e vazhdueshme të Shqipërisë në realizimin e reformave të ndryshme dhe theksoi gjithashtu se stabiliteti politik, ekonomik dhe social i Shqipërisë kontribuojnë pozitivisht në stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit.