Ambasadori Ito takon deputeten Vilma Bello, kryetaren e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni

2017/10/31



 
Më datë 30 tetor, ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Kuvendin e Shqipërisë ku u takua me deputeten Vilma Bello, kryetare e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni.

Në fjalën e saj, deputetja Bello, i shprehu ambasadorit Ito dëshirën e saj për të forcuar më tej bashkëpunimin mes parlamenteve të të dy vendeve.

Nga ana e tij ambasadori Ito vuri në dijeni deputeten Bello se që prej hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri, marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë ardhur duke u forcuar gjithmonë e më tepër, si dhe shprehu dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet ndër-parlamentare  midis dy vendeve tona.