Zhvillohet në Tiranë një aktivitet “cosplay”

2017/10/31
Më datë 27 tetor, u zhvillua në një hotel në Tiranë një aktivitet “cosplay”[1] në të cilin ishin të pranishëm rreth 70 adhurues të “cosplay” të cilët ishin gjithashtu organizuesit e këtij aktiviteti. Ambasadori Ito, gjithashtu ishte i ftuar dhe pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Gjatë aktivitetit u zhvillua një ekspozitë me fotografi të filmave vizatimorë “anime”[2], ndërkohë që në mure ishin ekspozuar “origami”[3] të shumtë. 
Përgjatë aktivitetit u shfaq edhe një film i ri vizatimor “anime”. Pjesëmarrësit  gjithashtu kënduan me muzikë “karaoke” si dhe morën pjesë në një lojë me pyetje mbi personazhe të ndryshëm. 
Sipas organizatorëve, aktivitete të tilla zhvillohen dy ose tre herë ҫdo vit, ndërsa numri i adhuruesve të “cosplay” është me mijëra në të gjithë Shqipërinë.
 




 
[1] “Cosplay” përkufizohet si praktika e veshjes si një personazh i një filmi, libri apo videoloje, veçanërisht i zhanreve japoneze.
[2] “Anime” një stil origjinal vizatimi i zhvilluar në Japoni që karakterizohet nga një larmi ngjyrash, që trajton tema të ndryshme, qofshin këto për fëmijë ose për të rritur.
[3] “Origami” përkufizohet si arti japonez i palosjes së letrës për ti dhënë forma dhe figura të caktuara dekorative.