Zhvillohet konferenca për fillimin e “Projektit për Informacionin Gjeohapësinor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Territorit në Zonën Tiranë-Durrës në Republikën e Shqipërisë”
2017/10/26
Konferenca për fillimin e “Projektit për Informacionin Gjeohapësinor për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Territorit në Zonën Tiranë-Durrës në Republikën e Shqipërisë” u zhvillua më datë 24 tetor në Hotel “Rogner”, Tiranë. Kjo konferencë u organizua nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) dhe Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG).
Në konferencë ishin të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i ASIG z. Lorenc Ҫala, Ambasadori i Japonisë në Shqipëri z. Makoto Ito dhe përfaqësuesi i Zyrës Qendrore të JICA-s z. Naomichi Murooka.
Z. Ҫala në fjalën e tij i shprehu mirënjohje JICA-s, dhe tha se përmes këtij projekti sistemi i hartave në Shqipëri do të ndryshojë në mënyrë thelbësore.
Përfaqësuesi i Zyrës Qendrore të JICA-s z. Murooka tha se projekte të ngjashme janë zhvilluar me sukses edhe në vende të tjera të Ballkanit. Ai shtoi se këto projekte gjithashtu do të forcojnë bashkëpunimin midis institucioneve të ndryshme të vendeve të rajonit të Ballkanit.
Ambasadori Ito nga ana e tij tha se ky projekt do të lehtësojë zhvillimin ekonomik dhe social të Shqipërisë, duke ofruar dhe siguruar nxitje për investitorët e huaj përmes investimeve në fushën e pasurive të patundshme dhe sektorë të tjerë të biznesit.