Ambasadori Ito takon Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
2017/10/19
Më datë 17 tetor, Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Znj. Ogerta Manastirliu.
Gjatë takimit, Ministrja Manastirliu i shprehu Ambasadorit Ito mirënjohjen e saj për mbështetjen që JICA dhe Qeveria e Japonisë i kanë ofruar Shqipërisë.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito shprehu dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë.