Ambasadori Ito takon Ministrin e Brendshëm
2017/10/13
Më datë 11 Tetor, Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Ministrin e Brendshëm, Z. Fatmir Xhafaj për të biseduar mbi marrëdhëniet dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë.
Ministri Xhafaj, i shprehu Ambasadorit Ito mirënjohjen e tij për donacionin e makinave ekologjike që qeveria japoneze i mundësoi Ministrisë.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito theksoi dëshirën për të forcuar më tej marrëdhëniet e mira dypalëshe midis Japonisë dhe Shqipërisë. Ai gjithashtu përmendi se siguria publike është një faktor i rëndësishëm për kompanitë japoneze të interesuara të investojnë në Shqipëri dhe i kërkoi Ministrit Xhafaj mbështetje në këtë drejtim.