Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi

2017/10/11
10 Tetor – Ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit , Z. Blendi Klosi. Ndër të tjera Ambasadori përmendi pjesëmarrjen e Shqipërisë në panairin e turizmit, organizuar në Tokio muajin e kaluar dhe shprehu dëshirën e madhe për të rritur numrin e turistëve që vizitojnë Shqipërinë. Ministri Klosi theksoi se turizmi promovues është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe përmendi dëshirën e madhe për promovimin e natyrës së bukur e të pasur të vendit, si dhe të trashëgimive të mrekullueshme botërore si Berati dhe Gjirokastra.