Shkëmbim pikëpamjesh me Ministren e Kulturës

2017/10/6

3 Tetor – Ambasadori Ito vizitoi Ministren e Kulturës Znj. Mirela Kumbaro. Gjatë bisedës me Znj. Kumbaro u diskutua mbi shtimin e shkëmbimeve kulturore mes dy vendeve. Ministrja shprehu deshirën për t’u angazhuar në çështje si rinovimi ose ndërtimi i faciliteteve turistike në vend, dhe shprehu dëshirën e madhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe në fushën kulturore. Ambasadori Ito përmendi disa nga aktivitet kulturore që janë mbajtur vitet e fundit në Shqipëri, dhe vuri theksin në promovimin e vazhdueshëm dhe rritjen e bashkëpunimeve ne fushën e kulturës.