Takim me Zv. Kryeministren Senida Mesi.
2017/10/5

3 Tetor – Ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie me Zv. Kryeministren, Znj. Senida Mesi, ku u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe të vendeve tona. Gjatë vizitës Znj. Mesi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë japoneze dhe JICA-s dhe gjithashtu theksoi dëshirën për vazhdimsi tëe këtyre marrëdhënieve. Ambasadori Ito shprehu dëshirën e tij për rritjen dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore, të cilat janë ndërtuar me kohë. Gjatë takimit, të dy palët theksuan se marrëdhëniet e ndërsjella në fushën ekonomike do të mbeten të një rëndësie të veçantë.