Ambasadori Ito takon Drejtoreshën Ekzekutive e AIDA, Znj. Brisida Shehaj
2017/9/29

Më datë 28 Shtator, Ambasadori i Japonisë, Z. Makoto Ito zhvilloi një vizitë në zyrat e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve, ku u takua me Drejtoreshën Ekzekutive të kësaj agjencie Znj. Brisida Shehaj. Gjatë takimit ata biseduan mbi bashkëpunimin në të ardhmen mes Japonisë dhe Shqipërisë. Drejtoresha Ekzekutive, Znj. Shehaj i vuri në dukje Ambasadorit Ito se sa tërheqës është tregu shqiptar për kompanitë e huaja që janë të interesuara të investojnë në Shqipëri. Nga ana e tij, Ambasadori Ito i shpjegoi Znj. Shehaj se për kompanitë Japoneze që janë të interesuara të investojnë në Shqipëri është e domosdoshme të kenë një shumëllojshmëri informacioni në dispozicion. Në këtë kontekst, Drejtoresha Ekzekutive, Znj. Shehaj i ofroi Ambasadorit Ito mundësinë që AIDA të organizojë disa ture dhe seminare, në mënyrë që t’u sigurojë kompanive të ndryshme japoneze informacionin e nevojshëm mbi ligjet për biznesin në Shqipëri dhe të mirëpresë kështu ardhjen e këtyre kompanive në vend. Nga ana e tij Ambasadori Ito, shprehu dëshirën e tij për të vazhduar më tej bashkëpunimin e ngushtë me këtë agjenci.