“Ndihma me Grante për Organizatat dhe Projektet e Sigurisë Njerëzore” mundësojnë fonde për 3 shkolla publike në veri të Shqipërisë

2017/9/29
Më datë 25 dhe 26 Shtator, Ambasadori Ito vizitoi 3 shkolla publike në Prefekturat e Shkodrës dhe të Kukësit, ku mori pjesë në Ceremonië Inauguruese të përfundimit të punimeve në dy shkolla në Vaun e Dejës dhe një shkoll në Fierzë. Qeveria e Japonisë ofroi një donacion prej afërsisht 140.000 Euro, përmes të cilit në këto shkolla u kryen punime të ndryshme rinovuese. Në ceremoni morën pjesë Kryetarët e Bashkive të Vaut të Dejës dhe të Tropojës, drejtorët e shkollave, mësues dhe nxënës. Ata falënderuan Qeverinë e Japonisë për mbështetjen e ofruar. Në fjalimin e tij Ambasadori Ito tha: “Kjo është një dhuratë e Qeverisë së Japonisë dhe e popullit japonez për popullin Shqipëtar”.