Ambasadori Ito zhvillon një vizitë kortezie në Kuvendin e Shqipërisë

2017/9/25
    

Më datë 20 Shtator, Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Kuvendin e Shqipërisë, ku u takua me Kryetarin e Kuvendit Z. Gramoz Ruҫi.
Gjatë takimit, Kryetari i Parlamentit i shprehu mirënjohjen e tij Ambasadorit Ito për mbështetjen e vazhdueshme japoneze dhe mirëpriti hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë.
Nga ana e tij, Ambasadori Ito shprehu dëshirën e tij për të forcuar bashkëpunimin dhe për të rritur numrin e vizitave të rangut të lartë midis dy vendeve, duke përfshirë edhe vizita të Deputetëve.