Ambasadori Ito viziton Universitetin Bujqësor të Tiranës
2017/9/20
Më datë 18 Shtator, Ambasadori Ito vizitoi Universitetin Bujqësor të Tiranës ku u takua me Prof. Dr. Bahri Musabelliu dhe anëtarët e Bordit të Administrimit të Universitetit Bujqësor të Tiranës.
Gjatë takimit, Rektor Musabelliu i foli Ambasadorit Ito mbi situatën aktuale në universitet dhe i tregoi gjithashtu mbi bashkëpunimin me agjensitë e ndryshme të huaja.
Nga ana tjetër Ambasadori Ito foli mbi mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen midis Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Japonisë.