Vizita e Prof. Kobayashi nga Universiteti i Kiotos, Fakulteti i Studimeve Pasuniversitare në Fushën e Menaxhimit
2017/9/8


6 Shtator, Prof. Kiyoshi Kobayashi nga Universiteti i Kiotos, Fakulteti i Studimeve Pasuinveristare në Fushën e Menaxhimit i shoqëruar nga anëtarë të tjerë të universitetit, vizituan Ambasadën e Japonisë në Tiranë. Profesor Kobayashi sqaroi se vizita ishte pjesë e një seminari jashtë vendi për studentët. Gjithashtu profesori shpjegoi se Universiteti i Kiotos po merr në konsideratë mundësinë e bashkëpunimit akademik me insitucione shqiptare. Në anën tjetër Ambasadori Ito i shpjegoi delegacionit situatën aktuale të marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Japonisë dhe u shpreh mbi mundësitë e mëdha për përforcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.