Ambasadori Ito viziton qytetin e Shkodrës
2017/8/30

Më datë 29 Gusht, Ambasadori Ito vizitoi qytetin e Shkodrës ku u takua me Kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Znj. Voltana Ademi. Gjatë takimit Kryetarja e Bashkisë i tregoi Ambasadorit Ito mbi historinë, ekonominë dhe industrinë e këtij qyteti si dhe i foli gjithashtu mbi zhvillimet e kohëve të fundit në qytetin e Shkodrës. Ambasadori Ito bisedoi me Kryebashkiaken Ademi dhe me përfaqësues të tjerë të këtij qyteti mbi mundësinë e një bashkëpunimi në të ardhmen mes Japonisë dhe qytetit të Shkodrës.