Ambasadori Ito viziton qytetin e Kukësit

2017/8/26
  

Më datë 25 Gusht Ambasadori Ito së bashku me bashkëshorten vizituan qytetin e Kukësit. Në Bashkinë e Kukësit , Ambasadori Ito zhvilloi një takim me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Z. Bashkim Shehu. Gjatë takimit Kryetari i Bashkisë i shprehu Ambasadorit Ito mirënjohjen e tij për mbështetjen ekonomike që Qeveria e Japonisë i ka mundësuar Shqipërisë si dhe mirëpriti hapjen e Ambasadës së Japonisë këtë vit, në Tiranë. Nga ana e tij Ambasadori Ito zhvilloi një bisedë të sinqertë dhe shkëmbeu pikëpamjet e tij mbi mundësitë e një bashkëpunimi në të ardhmen.