Ambasadori Ito viziton qytetin e Beratit
2017/8/23


Më datë 21 Gusht, Ambasadori Ito vizitoi qytetin e Beratit ku u takua me Kryetarin e Bashkisë së këtij qyteti Z. Petrit Sinaj. Gjatë takimit Kryetri i Bashkisë i tregoi Ambasadorit Ito mbi masat që janë marrë nga ana e Bashkisë së qytetit për të ruajtur statusin e këtij qyteti si trashëgimi botërore e mbrojtur nga UNESCO. Nga ana e tij Ambasadori Ito bisedoi me Kryetarin e Bashkisë mbi bashkëpunimin në të ardhmen mes Japonisë dhe qytetit të Beratit kryesisht në fushën e turizmit.