Ambasadori Ito viziton qytetin e Gjirokastrës
2017/8/19

Më datë 17 Gusht, Ambasadori Ito vizitoi qytetin e Gjrokastrës ku u takua me Kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Znj. Zamira Rami. Gjatë takimit Kryetrja e Bashkisë i shprehu mirënjohjen e saj Ambasadorit Ito për vizitën dhe i tregoi atij mbi historinë, ekonominë dhe industrinë e këtij qyteti. Ambasadori Ito shkëmbeu pikpamjet e tij me kryebashkiaken Rami mbi një bashkëpunim të mëtejshëm mes Japonisë dhe qytetit të Gjirokastrës, kryesisht në fushën e turizmit.