Ambasadori Ito Viziton Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë

2017/8/18
 

Më datë 15 Gusht, Ambasadori Ito zhvilloi një vizitë kortezie në Zyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë për të biseduar me Drejtorin e Përgjitshëm Z. Haki Ҫako. Gjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm Z. Ҫako, i shprehu Ambasadorit Ito mirënjohjen e tij për donacionin e makinave ekologjike japoneze që Qeveria e Japonisë i dhuroi Drejtorisë së Policisë. Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi bashkëpunimin e ardhshëm mes dy vendeve dhe institucioneve përkatëse.