Ambasadori Ito viziton qytetin e Korҫës

2017/8/1
   


   

Më datë 21 Korrik, Ambasadori Ito vizitoi qytetin e Korҫës. Gjatë vizitës ai zhvilloi një takim kortezie me Kryetarin e Bashkisë së Korҫës Z. Sotiraq Filo për të diskutuar mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen mes Japonisë dhe qytetit të Korҫës. Më pas Ambasadori Ito i shoqëruar nga kryebashkiaku Filo vizituan Muzeun e Artit Oriental "Bratko" si dhe Muzeun e Ikonografisë (Muzeu i Artit Mesjetar).

Në mbrëmje Ambasadori Ito mori pjesë në ceremoninë e mbylljes së Simpoziumit të Tetë Ndërkombëtar të Skulpturave në Gurë, i titulluar “Modelimi i Idesë, Ditët e Pavilionit”, një event artistik në të cilin ishin të pranishëm disa artistë aziatik, midis të cilëve edhe dy artistë Japonez. Gjatë ceremonisë së mbylljes, Ambasadori Ito mbajti një fjalim ku shprehur dëshirën e tij që shqipëtarët të njohin më mirë kulturën aziatike.