Ambasadori Ito viziton Komitetin Olimpik Kombëtar
2017/8/1

Më datë 13 Korrik, Ambasadori i Japonisë Z. Makoto Ito vizitoi zyrat e Komitetit Olimpik Kombëtar, në mënyrë që të takonte dhe të shkëmbente mendime mbi bashkëpunimin në të ardhmen në fushën e sportit me Presidentin e Komitetit Olimpik Kombëtar Z. Viron Bezhani. Në veҫanti Ambasadori Ito ra dakort me Z. Bezhani të bashkëpunojnë ngushtësisht gjatë realizimit të Lojrave Olimpike në Tokjo, në vitin 2020.