Ambasadori Ito viziton Muzeun Historik Kombëtar

2017/8/1

    

Më datë 10 Korrik, Ambasadori Ito së bashku me bashkëshorten e tij, patën mundësinë të vizitojnë Muzeun Historik Kombëtar, të shohin objektet e ndryshme të ekspozuara aty si dhe të mësojnë më tepër mbi veprat e artit dhe mbi historinë e vetë muzeut nga Z. Dorian Koҫi Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar.
Z. Koҫi, mirëpriti hapjen e Ambasadës së Japonisë në Tiranë në fillim të këtij viti dhe shprehu dëshirën e tij për të forcuar më tej në të ardhmen bashkëpunimin në fushën e kulturës.