Ambasadori Makoto Ito takon Kryeministrin Edi Rama

2017/7/25
Më datë 7 Korrik, Ambasadori i Japonisë Z. Makoto Ito takoi Kryeministrin Edi Rama. Gjatë një takimi kortezie që u zhvillua në zyrën e kryeministrit, Ambasadori Ito theksoi se me hapjen e Ambasadës së Japonisë këtë Janar, marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve do të forcohen më tej.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën e vazhdueshme ekonomike që Japonia i ka ofruar Shqipërisë dhe gjithashtu dëshirën që marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve të forcohen më tej.