Rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës viziton Ambasadën e Japonisë

2017/7/25


Më datë 5 Korrik, Rektori i Univeristetit Politeknik të Tiranës Z. Andrea Maliqari vizitoi zyrat e Ambasadës së Japonisë në Tiranë në mënyrë që të bisedonte me Ambasadorin Ito mbi mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen midis universiteteve shqiptare dhe atyre japoneze.
Ambasadori Ito bëri një pasqyrim të përgjithshëm të situatës aktuale mbi nivelin e shkëmbimeve të studentëve dhe shkëmbimeve kulturore midis dy vendeve si dhe shprehu gjithashtu dëshirën për ti zgjeruar ato më tej.
Nga ana e tij, Rektori Maliqari përmendi suksesin e vazhdueshëm të kurseve të gjuhës Japoneze dhe shprehu dëshirën që të zgjerojë më tej shkëmbimet dhe bashkëpunimin me universitete të ndryshme japoneze.