Ambasadori Ito takon Ministren e Ekonomisë

2017/7/24

Më datë 5 Korrik, Ambasadori Ito i beri një vizitë kortezie Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipermarrjes, Znj. Milva Ekonomi për të shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Gjatë takimit, Ambasadori Ito shprehu dëshirën e tij për të zgjeruar më tej tregtinë dhe investimet dypalëshe si dhe përmendi ndihmën e vazhdueshme ekonomike që Japonia i ka shtrirë Shqipërisë përmes JICA dhe organizatave të tjera. Nga ana e saj, Ministrja Ekonomi shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën ekonomike që Japonia i ka dhënë Shqipërisë deri tani si dhe dëshirën që marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve të forcohen më tej, gjithashtu edhe me rastin e hapjes së Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.