Ambasadori Ito viziton Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë
2017/7/24
Në datë 4 korrik Ambasadori Ito pati një takim kortezie me Ministrin e Punëve të Jashtme, Z. Ditmir Bushati. Gjatë bisedës Ambasadori Ito i shprehu mirënjohjen e tij qeverisë shqipëtare për mbështetjen e dhënë në hapjen e ambasadës në Tiranë dhe vuri theksin në dëshirën e madhe për të forcuar më tej marrëdhëniet dypalëshe. Ne anën tjetër Ministri Bushati u shpreh se bashkëpunimi duhet të vazhdojë të zgjerohet, duke mos mbetur vetëm në fushat e ekonomisë dhe politikës.