Vizita e Ambasadorit Ito në Bashkinë e Tiranës

2017/7/24


Më datë 3 korrik Ambasadori Ito zhvilloi një takim kortezie me Kryebashkiakun e Tiranës, Z. Erion Veliaj. Gjatë vizitës Ambasadori, si i pari Ambasador rezident në Shqipëri, shprehu dëshirën për të kontribuar më tej në përforcimin e mardhënieve dypalëshe . Kryebashkiaku Veliaj e priti përzemësisht mbërritjen e Ambasadorit dhe shprehu mirënjohjen e tij për asistencen ekonomike të Japonisë për Shqipërinë dhënë deri më tani. Gjithashtu, Kryetari i Bashkisë së Tiranës shprehu dëshirën për bashkëpunimin e mëtjeshëm të dy vëndeve në fushën e ekonomisë, investimeve, turizmit, arsimit dhe kulturës.