Takimi i Ambasadorit me Presidenten e Grupit të Miqësisë Shqipëri – Japoni
2017/7/20

Në datë 29 qershor Ambasadori Ito organizoi një takim kortezie me Znj. Vasilika Hysi, Presidente e Grupit të Miqesisë Shqipëri – Japoni. Gjatë vizitës Ambasdori Ito shprehu deshirën e tij për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve mes dy vendeve, duke shfrytëzuar tanimë celjen e Ambasadës së Japonisë dhe ardhjen e Ambasadorit resident në Shqipëri. Në anën tjetër edhe Znj. Hysi shprehu deshirën për zhvillimin e mëtejshëm të mardhënieve bilaterale në fushën politike, ekonomike dhe kulturore duke përfshirë dhe shkëmbimin eksperincave të antarëve të dy Parlamenteve.